Trepça ’89 i hap dyert Torcidës, ajo heziton ende

Trepça ’89 po përgatitet për festë madhështore, ku të dielën do të festojnë për herë të parë titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.

Për këtë, kryesia e klubit u ka hapur dyert tifozerisë mitrovicase ‘Torcida’, me të cilën kanë ngrirë marrëdhëniet në vitet e fundit.

Gazeta Olle mëson se kryesia ka kërkuar pajtim, në mënyrë që së bashku të festojnë edhe të dielën, por mbetet të shihet në ditët në vijim nëse Torcida do të vendos të bashkohet dhe të rikthejë përkrahjen për 89-shin.