Trepça ’89 i bashkohet fushatës që Ademi të zëvendësojë Vokrrin

Trepça ’89 iu është bashkuar iniciativës për emërimin e Agim Ademit kryetar të FFK-së.

Lajmi është bërë i ditur nga mitrovicasit përmes një njoftimi për shtyp, përcjellë Gazeta Olle.

“Me anë të kësaj komunikate KF Trepça’89 FC përkrahë Iniciativën e Lidhjes Regjionale të Prizrenit dhe Gjilanit që në pozitën e Presidentit të FFK-së tashmë të ndjerë FADIL VOKRRIN, ta zëvëndësoj Nënkryetari Aktual z. Agim Ademi”, shkruan 89-shi.

Ademi u propozua edhe nga Lidhja Rajonale e Prizrenit dhe Gjilanit. /Gazeta Olle/