Trepça ’89 e merr një lajm të keq pas fitores ndaj Prishtinës

Trepça ’89 fitoi derbin ndaj Prishtinës, por tani e merr një lajm të keq nga Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Kosovës.

Klubi mitrovicas pritet të dënohet për lëshim në organizimin e ndeshjes, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Incohet procedurë disiplinore ndaj KF Trepça’89. Motivi: lëshim në organizim të ndeshjes, hedhje të mjeteve plasëse –pirotehnike afër bankinës mysafire në min 42 ,(B) hedhje të shisheve PVC 3 copë, nga tribunat lindore në minutën 75, (C) fyerje dhe sharje ne kor, drejtuar ekipit mysafir në min 72 dhe 89 – protokolli dhe raporti plotësues i zyrtarëve”, thuhet në njoftimin e FFK-së për shtyp.