Trepça ’89 “demanton” kryetarin e saj Abedin Zeka (FOTO)

Presidenti Abedin Zeka deklaroi që skuadra është e përçarë, por te Trepça ’89 insistojnë se atmosfera është fantastike.

Zeka deklaroi ditë më parë se Zekirija Ramadani ka ndarë skuadrën, ku përforcimet nuk po jepnin maksimumin, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Megjithatë, 89-shi ka paralajmëruar kundërshtarët që do të kthehet shumë shpejtë aty ku e ka vendin.

Ky është postimi i Trepçës ’89 në Facebook, që mes tjerash shkruan që djemve do t’iu rikthehet shumë shpejtë besimi i plotë.

“Kjo foto tregon se mbretëron atmosfera dhe se shumë shpejtë këtyre djelmoshave do t’ju kthehet besimi i plotë. Luanët do të kthehen aty ku e kanë vendin. Suksese”, thuhet aty.

cats

Pas pesë ndeshjeve të para, 89-shi ka tri humbje dhe dy fitore.

Në xhiron e fundit, Trepça ’89 pësoi humbje nga Gjilani në “Riza Lushta”, 2:1.

Në fundjavë, ekipin e Sabit Osmanit e pret një punë shumë e vështirë, pasi që luan në udhëtim ndaj Feronikelit.

Sfida zhvillohet të premten në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

trepca 89 john florent hasani