‘Treni’ i fundit

Jose Mourinho mund ta humbë vendin e punës këtë mesjavë. Ky është ultimatumi që ia ka vënë kryesia e klubit, trajnerit portugez.

Në fakt, sipas mediave britanike, në rast se “Special One” pëson humbje nga Porto, duke dështuar ta sigurojë kualifikimin në të tetën e finales, portugezi mund të shkarkohet. Klubi londinez u mposht të shtunën nga Bournemouth, 1:0 dhe karrigia e Mourinhos vazhdon të lëkundet.

Prandaj, sipas gjigantit mediatik “The Independent”, ish-trajneri i Realit e ka shansin e fundit ndaj Portos. Një humbje eventuale apo mos-kualifikim në fazën tjetër të Championsit, do të thoshte shkarkim.