Treg i zi edhe në Çeki: Dardanët paguan 50-100 euro për bileta

Tregu i zi i biletave u shfaq edhe të enjte mbrëma në Pilsen.

Shumë tifozë kosovarë kishin udhëtuar drejt Çekisë pa bileta, me shpresën se do të sigurojnë në stadium, shkruan Gazeta Olle.

Një gjë e tillë nuk ishte e mundur, pasi organizatorët shisnin bileta vetëm për tifozët vendas, duke i identifikuar me dokomente.

Megjithatë, pasi filloi takimi, shumë tifozë kosovarë arritën të futen brenda duke paguar 50-100 euro tek zyrtarët e sigurimit të stadiumit.

Ndryshe, Kosova pati pak më shumë se 600 bileta si skuadër mysafire.

Ndeshja Çeki-Kosovë u mbyll me fitoren 2:1 të vendasve.