Tre xhudistë kërkojnë medalje në botërorin e juniorëve

Tre xhudistët tanë: Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shpat Zekaj (-100 kg), do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të juniorëve, që ka filluar sot në Marrakech të Marokosë

Flaka dhe Laura garojnë nesër, ndërsa Shpati të shtunën. Flaka dhe Laura vijnë pas medaljeve të bronzta të fituara në evropianin e junioreve Vantaa 2019.

Iu urojmë fat dhe suksese garuesve tanë në rrugën drejt medaljeve.