Tre muaj pa paga, apo tre muaj pa marrë pagën?

Në Shkodër këto vite nuk është se ka pasur qetësi, pasi për një klub si Vllaznia, që menaxhohet nga bashkia e qytetit, problemet financiare janë të pritshme, qoftë për fuqinë që ka Bashkia e Shkodrës për të investuar në sport, por edhe për shkak të procedurave burokratike.

Kohët e fundit ka pasur probleme edhe me llogaritë bankare, çka ka bërë që të vihej në dyshim edhe faza përgatitore në Mal të Zi, ndonëse përforcimet ‘bomba’ nuk mungojnë.

Nëj deklaratë e trajnerit Armando Cungu pas ndeshjes me Kastriotin e trazoi për një moment momentin, pasi shkodrani pohoi që Vllaznia ka tre muaj pa u paguar.

Por çështja tani qëndron te fakti se sa paga janë për t’u shlyer dhe në klubin shkodran sqarojnë se u detyrohen stafit dhe lojtarëve vetëm një pagë, atë të muajit maj, që pas tre muajsh pritet të shlyhet.