Tre futbollistë munguan në stërvitjet e Gjilanit, dy prej tyre pritet të largohen

Mes problemeve financiare dhe kërkesave për largime, Gjilani i ka nisur përgatitjet për stinorin e ri të garave, që pritet të jetë shumë i vështirë.

Në stërvitjen e parë të bardhekuqëve kanë munguar tre futbollistë, dy prej të cilëve janë pranë largimit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Të pranishëm nuk kanë qenë kapiteni Ylber Kastrati si dhe Egzon Shabani e Ilir Blakqori, që janë pranë kalimit te Ferizaj e Prishtina.

Loading...