Transferimi i ri i Vllaznisë flet për ofertat nga Kosova

Sedat Berisha është një ndër dy futbollistët e afruar deri tani të Vllaznia, ku pritet të marrë një fanellë titullari në qendër të mbrojtjes, aty ku Ernest Gjoka po ndryshon gjithçka.

Në një intervistë për Shkodra.News, mbrojtësi i fuqishëm nga Shkupi tregon arsyet që e çuan te Vllaznia, duke lënë FK Shkupin, ku ishte një lojtar kyç.

“Kam njohuri për Vllazninë, që është një emër me peshë në futbollin shqiptar. Në Maqedoni e ndjekim shumë kampionatin shqiptar dhe i njohim mirë skuadrat, të kaluarën dhe gjendjen momentale”.

“Besoj se Vllaznia mundet dhe duhet të rikthehet në pistat e së kaluares. Këtu më solli pesha që bart ky emër, historia, qyteti dhe tifozeria që meritojnë të jenë në kreun e futbollit shqiptar”.

Fisnik-Zuka-dhe-Sedat-Berisha

“Tani që gjithçka është mbyllur po e them se kam pasur më shumë oferta si nga Maqedonia, ashtu edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Por, kam miq të afërt me të cilët konsultohem ngushtë dhe pasi kemi analizuar mirë gjërat arritëm në përfundim për të pranuar ofertën që erdhi nga Shkodra. Perveç njerëzve më të afërt me të cilët kam diskutuar vendimet edhe në të kaluarën, mund të shtoj se për të ardhur te Vllaznia ndikoi edhe menaxheri Nafo Rexhepi që na lidhi direkt me njerëzit e klubit, por edhe ish-lojtari i Vllaznisë, Edon Hasani.