Tramezzani: Serbia ishte ekipi më i fortë i grupit

Ndihmësi i Gianni de Biadit, Paolo Tramezzani është i sigurt se Kombëtarja Shqiptare mund të rritet shumë më tepër, nisur edhe nga fakti se ka një mesatare moshe të re, vlerëson Lorik Canën dhe Rey Manaj ndërsa kur pyetet mbi shanset e Shqipërisë për të kaluar grupin me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë në Europian shprehet.

“E dimë që këto janë skuadra që ndoshta kanë më shumë kualitet se ne, ashtu sic ndodhi edhe me ato që kishim në grupin e eleminatoreve të Europianit, ku besoj madje se Serbia ishte më e forta, edhe më e fortë se Portugalia apo Danimarka, por ne treguam se mund të luajmë si të  barabartë edhe në aspektin e kualitetit”, theksoi italiani.

“Kemi dëshirë që të vazhdojmë duke surprizuar, duke bërë maksimumin, dhe pa u ndier asnjëherë të vetëkënaqur”, shtoi ai.