Tramezzani i ‘dërgon’ Xhakën e Abrashin te gjiganti italian

Pas debutimit mjaft pozitiv në nëj turne madhor të futbollit, sikurse është kampionati Europian, lojtarët kuqezi i kanë rritur ndjeshëm kuotat etyre në merkato ndaj periudha verore do të jetë nxehtë edhe në aspekt.

Seria A mbetet një destinacion u mundshëm për disa lojtarë të kombëtares, për të cilët po bën një punë mjaft të mirë reklamuese edhe stafi teknik. Zëvendëstrajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzani, tashmë i angazhuar edhe në rolin e analistit te Domenica Sportiva në “Rai Due”, duke folur për Fiorentinën dhe trajnerin e Paulo Sousa, sugjeroi dy lojtarë shqiptare për trajnerin poirtugez, Taulant Xhakën dhe Amir Abrashin.

Sipas ndihmësit të De Biasit të dy këta kuqezinj kanë profilin e futbollistit që mund të bëjnë shumë mirë në mesfushën e Fiorentinës. Në fakt Taulant Xhaka është nje emër i njohur në ambientin vjollcë, pasi është përfolur për t’u transferuar në Firencë edhe verën e kaluar.

Sousa e i njeh mirë karateristikat e tij për faktin se kanë punuar bashkë në radhët e Baselit. Përsa i përket Abrashit, paraqitja e tij në Francë 2016 ka qenë mbresëlënëse.

Lojtari i Frieburgut ishte motori i pandalshëm në mesfushën e kuqezi në të trija ndeshjen, duke përshkuar kilometra pa fund. Lojtarë të tillë të fortë fizikisht, sipas Tramezzanit, mund të përshtaten më së miri në organikën e Fiorentinës.