Trajnerja kosovare përfundon në spital (FOTO)

Vlora Jashari, trajnerja e hendbollit,  ish-hendbollisten e Përfaqsueses së Kosovës dhe e disa klubeve në vendin tonë, ka përfunduar në spital për operim.

Ajo  aktualisht është trajnere e Kastriotit nga Ferizaj dhe së fundi e angazhuar edhe si ndihmëstrajnere e Kosovës për femra.

Sipas saj, operimi ka përfunduar me sukses. Ajo një periudhë vuante nga një lëndim apo i ashtuquajtur pengesë në krahun e djathtë dhe ishte e detyruar që t’i futet operimit. Sipas postimit të saj në facebook, ku shkruan: “Operimi përfundojë me sukses”.

Vlora ka qenë prej hendbollisteve më të mira që ka pasur vendin ynë e cila ende ka në kujtesë e saj takimin në garat evropiane kundër Bayer Leverkusenit.