Trajneri shkarkohet shkaku i Kosovës

Gazetari i mirënjohur finlandez, Christoffer Herberts, ka shkruar një kolumne në të cilën ka arsyetuar shkarkimin e Hasse Backes nga posti i trajnerit të Finlandës.

Ai ka shkruar se arsyeja kryesore e shkarkimit të tij ishte ndeshja me Kosovën, e cila u mbyll me rezultatin 1:1.

“Kosova vetëm disa orë para ndeshjes e kuptoi se cilët lojtarë i kishte në dispozicion dhe u duk skuadër më mirë e përgatitur se sa Finlanda që kishte zhvilluar shtatë ndeshje miqësore. Në pjesën e dytë kundër Kosovës, lojtarët nuk dinin se si të silleshin në fushë. Pastaj deklarata pas ndeshjes me Kosovën se: ‘Me Islandën e Kroacinë do ta kemi më lehtë’”, ishte gjëja më qesharake”, ka shkruar ndër të tjera Herberts, raporton Gazeta Olle.

Backe u zëvendësua nga Markku Kanerva. /Olle

 

loading...