Trajneri që sulmoi gjyqtarin, kërkon falje

Trajneri i Golden Eagle Yllit, Agron Berisha, i cili sulmoi gjyqtarin Xhelal Mumini, në ndeshjen e ndërprerë me Trepçën, ka kërkuar sot falje.

Ai thotë se sulmi i tij ndaj gjyqtarit ishte i ngutshëm dhe i pamatur.

 

Ja deklarata e plotë e tij

 

Incidenti I ndodhur në ndeshjen kampionale mes KB Trepca – KB Golden Eagle Ylli e vleresoj si të pa arsyeshem , te ngutur dhe afektiv. Pas gjithe ksaj ndodhie une personalisht , klubi , qyteti e gjithe perkrahesit e simpatizantet tane ne asnje menyre nuk jemi PRO dhunes ,aq me pak kjo te ndodh nje kontribuesit te lojes se basketbollit prej vitit 1985 deri ne ditet e sotme.

Kuptohet qe cdohere njerezit te cilet jane pjes e sportit prej dallim nga njerezit tjere jemi njerez me energjik , virtuoz, temperament etj, gjitha keto veqori asnjehere dhe asnje menyre nuk japin udhezim apo preference qe aktet e shemtuara mos te jene pjese e sportit, ku ne gjeneratat e vjetra gjithmone kemi qene senzibilizues te kesaj dukurie. Ne karrieren time 30 vjeqare si lojtare e trajnere kjo dukuri asnjeher nuk ka qene pjese e synimeve dhe ambicieve te mia se pari se nje njeri I lidhur me sportin me dekada, ku gjithmone brezat e rri na kan pasur shembelltyre se si duhet qasja e nje profesionisti ne sportin e ti te ame.

Gjithe strukturat e Federates me vite, trajnere, gjyqtare, ish basketbollist, etj, dijne nga afer personalitetin tim , karakterin tim e ne veqanti sjelljet e mia ne basketboll nder vite. Si basketbollist aktiv nga viti 1985-2005 kam qene gjithhere ne kulmin e disciplines gje qe ne karieren time nuk e di ndonjehere nese jam ndeshkuar me GT. E njejta gje ka ndodhur edhe si trajnere!

Kuptohet se basketbolli eshte loje energjike, atraktive e ne disa raste din adrenalinen e njeriut ta ngrit ne masen me te lart te mundur, kerkimi I rezultateve positive e ne disa raste edhe mos pranimi I pa drejtesive kushtimisht te them nga ana e gjyqtareve me kan bere te dal nga vetja gje qe asnjerhe nuk e deshiroj veten time te jem ne situate te tilla, sepse gjithmone je ne vemendje te opinionit, familjareve aq ma shume te mbash epitetin e nje Ikone te qytetit eshte edhe nje privilegj shtes per nje sportiest ku njeherish edhe nje obligim moral sa me I madh ndaj qytetareve te vendit tend!

Ngjarja e fundit ku une kam sulmuar gjyqtarin Mumini nuk I perket aspak intelektit tim, bagazhit tim , e moralit tim por jeta ne disa momente te sprovon me gjera te cilat nuk I deshiron askush.

Une me sinqeritet me te madh distancone nga veprimi i im ngase nuk i perket vlerave se pari te mia aq ma shume edhe basketbollit ne teresi.

Me kete deklarate kerkoj nga kreret e FBK-se qe te meren perbaze keto argumente qe sinqerisht asnjeher skam qene pjesmares ne rrahje , skandale etj etj dhe njeherish denimi im te jete me minimal me shpres se kjo do jete hera e fundit qe ky akt te mos perseritet asnjehere ne karieren time.

Pershendje sportive!

Agron Berisha – trajner i KB GOLDEN EAGLE YLLI