Trajneri që iu ofrua Kosovës ka pasur shumë suksese në vitet e fundit në Slloveni

Në adresën e FFK-së kanë arritur shumë emra që duan ta drejtojnë Kosovën.

Njëri ndër ta është edhe italiani Rodolfo Vanoli, që së fundmi ka bërë karrierë në Slloveni.

Trajneri italian ka udhëhequr skuadra si Koper dhe Olimpian e Ljublanës.

Ai me Koperin ka arritur sukses të jashtëzakonshëm duke e fituar Kupën dhe Superkupën në këtë vend, shkruan Gazeta Olle.

bormioli

Ndërsa në vitin e fundit ka drejtuar drejt titullit Olimpia Ljubljanan.

Një arritje e madhe kjo duke e ditur që në Slloveni ka skuadra si Maribori që luan këtë vit edhe në Ligën e Kampionëve.

Në Zvicër ka qenë trajner te skuadra si Lugano dhe Bellinzona.

Në Italia ka drejtuar Udinesen, Olimpia Colligiana dhe Pordenone Calcio. /Gazeta Olle/

vanoli2

vanoli