Trajneri “pa emër” që inkuadroi Arbërinë në Superligë

Arbëria e Dobrajës hyri në histori të futbollit kosovar, pasi për herë të parë do të luajë në rangun më të lartë elitë.

Klubi nga fshati Dobrajë e Lipjanit ishte i dyta në renditjen e Ligës së Parë, por vendimi i djeshëm i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës bëri që Besa dhe Arbëria, të inkuadrohen në Superligë.

Por, kush është trajneri që e inkuadroi Arbërinë në Superligë.

Ai është Nuhi Bahtiri, një emër i panjohur për dashamirësit e futbollit tonë.

“Trajneret tanë, ata të cilët nuk u ndalen së punuari. Ata të cilët punuan shumë dhe nuk u lodhen asnjëherë e kurrsesi duke mos e njohur dorëzimin përballë sfidave, ja arriten qëllimit të tyre! Ata bashkuan forcat në misionin e tyre që sot u bë një realitet.Ky mision i perfunduar me suksese do të shkruhet në kapitullin e historisë së suksesit të KF Arbëria!”, ka shkruar Arbëria në faqen zyrtare në Facebook, raporton Gazeta Olle.

Puna tyre ka një emër #SUPERLIGËTrajneret tanë, ata të cilët nuk u ndalen së punuari. Ata të cilët punuan shumë dhe…

Gepostet von KF Arbëria am Mittwoch, 27. Mai 2020

Mbetet të shihet nëse Bahtirit do t’i besohet puna edhe në Superligë, apo dobrajasit do të angazhojnë trajner me ‘emër’ në futbollin tonë.