Trajneri kosovar e përcjellë Kosovën e mërdhirë! (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll u mund nga Ukrainë të premten me shifrat 2:0 në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, në ndeshjen e parafundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Rusia 2018, përcjellë Gazeta Olle.com.

Numri i tifozëve në tribuna nuk ishte aq i madh.

Këtë ndeshje nga afër e ka përcjellur edhe trajneri kosovar Agron Selmani.

Në fotografinë e mëposhtme mund ta shikoni Selmanin e mërdhirë nga shiu i rrëmbyeshëm që nuk pushoi të premten mbrëma në Shkodër.

“Ndeshja luhet edhe per shikues,dje ishte shume i vogel numri i shikuesve ne “Loro Borici” edhe ate shumica nga Kosova dhe nga Ukraina dhe kjo nuk ishte pasoj vetem e kushteve atmosferike.

Shikuesi po mungon ne ndeshjet e fundit dhe ne keto raste duhet te kete rrethana lehtesuese apo motivuese per shikuesin dhe kjo nuk po ndodh ,cmimet e biletave jan tregim ne vetevete ato nuk jan reale me mundesit materiale te shikuesit spaku per ndeshjen qe eshte zhvillue mbreme .

Jo gjithcka mund te atribohet rezultateve te reprezenatcionit.

Duhet thene edhe nje gje hapur se shikuesve ne momentin kur kalojn rrethin e pare te siguris dhe hyjn ne brendin e stadiumit ateher nenshtrohen kontrollit te rrethit te dyte te siguris me c`raste u mirren njesit monetare te metalta ne emer te nje standardi organizativ dhe shikuesi eshte para nje akti te kryer dhe nuk ka nga te ia mbaj ,i hutuar dhe i painformuar paraprakisht ,por,nese ky eshte nje standard dhe qe pajtohemi qe eshte i pranueshem ateher me cfar te drejte pervetesohen ato mjete nga persona privat dhe ne cilen adrese perfundojn ato mjete dhe ky akt domosdo krijon nje imazh te keq per vete ndeshjen !?”, shkroi Agron Selmani në rrjetin socail Facebook. /Gazeta Olle/