Tramezzani: “Këta lojtarë të Shqipërisë meritojnë të luajnë në Serie A”

Krahu i djathtë i Gianni de Biasit në Kombëtaren shqiptare, është ndihmësi i tij, Paolo Tramezzani. Në një interviste për ‘corrieredellosport.it’, ai flet për lojtarët shqiptarë, ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, si dhe Gianni de Biasin.

Tramexani u tregon se cilët lojtarë do t’ua preferonte klubeve të Series A.

Sigurisht, Cikalleshi është sulmues klasi, është i vitit 1990, luan për RNK Split. Ka fizikus të madh. Mund të luaj si i pari sulmues, por gjithashtu edhe i dyti. Pastaj është Bekim Balaj, sulmues tjetër i vitit 1991, luan me Rijekën. Ai është qendërsulmues klasik, e vendosi ndeshjen me Portugalinë me një gol të bukur, dhe ka përvojë edhe me Slavia dhe Sparta Pragën. Një tjetër sulmues shumë interesant është Sadiku, që aktivizohet me Zurich. Shumë i fortë fizikisht (1991) dhe me sy të madh për gol”, thotë Tramexani, përcjell GazetaOlle.com.

Krahas tyre, Tramezzani ua preferon edhe Odise Roshin.

I pyetur për Lorik Canën e Etrit Berishën, dyshe kjo e Lazios, Tramexani tha: “Berisha është zbuluar nga De Biasi, në një përgatitje të vogël në Suedi. Ai ka cilësi të mëdha, dhe në Lazio po rritet. Sa për Lorik Canën, vetëm mund të them se është një lojtar vërtetë i rëndësishëm për Kombëtaren. Është ‘një flamur’”. Ai foli fjalë të mëdha edhe për Elseid Hysajn e Andi Lilan.

Sa i përket takimit të ndërprerë, Serbi – Shqipëri. “Ajo që ndodhi ishte e pabesueshme. Ajo do të mund të përfundonte shumë më keq. Ne ishim të frikësuar, në ditët e para të lojës e vumë re se situata nuk ishte e thjeshtë, ishte një qytet nën rrethim dhe ato ditë kemi jetuar në një atmosferë jo reale. Ajo që ndodhi ishte absurde. Shumë lojtarë serbë u ndjenë përgjegjës. Tani ne jemi duke pritur vendimin e KAS-it, i cili vjen në mes të qershorit. Ka shpresa për ne, sepse humbja 3:0 në tavolinë na penalizon shumë”, deklaroi ndihmësi i De Biasit. (Gazeta Olle)