Trajneri i Zugdidit: “Feronikeli më befasoi me lojë të shpejtë”

Feronikeli fitoi miqësoren e parë në Antalia të Turqisë, duke mposhtur 2:1 FC Zugdidin e Gjeorgjisë.

Pikërisht trajneri i skuadrës gjeorgjiane, Yuri Bakalov, ka mbetur i befasuar me atë që kanë treguar kampionët e tanishëm të Kosovës.

“Fillimisht dua t’ua uroj fitoren ngase me plotë meritë e arritët, unë  kam dëgjuar për Kosovën, por jo për FC Feronikelin dhe futbollin që luhet atje, dhe për nivelin që tregoj skuadra juaj vërtet jam shumë i  befasuar. Ju keni një skuadër vërtet shumë të fortë, luani teknikisht mirë dhe ajo që më ra në sy ishte loja shumë e shpejt”, tha Bakalov pas ndeshjes, përcjell GazetaOlle.com

“Sa i përket skuadrës time jam deri diku i kënaqur, mirëpo kanë mundur edhe më mire, edhe pse e pranoj që nuk ishte e lehtë përballë skuadrës tuaj. Para takimit ju kam thënë lojtarve që të kemi kujdes, ata janë kampion  në vendin e tyre dhe vet fakti që qëndrojnë këtu për fazën përgaditore  tregon që janë klub professional”, shtoi trajneri gjeorgjian. /Olle

Loading...