Trajneri i Ukrainës: Lojë e fortë, Berisha, Dolleman…

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar edhe humbjen e dytë në ndeshjen kualifikuese për Eurobasket 2017.

Skuadra që drejtohet nga Arben Krasniqi, është mposhtur në palestrën “Minatori” nga Ukraina, me rezultat të ngushtë 63:70.

Trajneri i Ukrainës, Ivgen Murzi e ka vlerësuar lart ndeshjen me Kosovën. “Ke qenë lojë shumë e fortë. E kemi ditur kush është Dardan Berisha kush është Dolleman. Ishte lojë e vështirë”, ka thënë në konferencën për media pas ndeshjes, Ivgen Murzi, përzgjedhësi ukrainas, transmeton Gazetaolle.com. /Olle