Trajneri i Skënderbeut godet Latifin dhe Gavazajn

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka fajësuar mesfushën e skuadrës së tij dhe sidomos futbollistët e krahëve, Liridon Latifin e Enis Gavazajn që nuk po shfaqen në nivelet e kërkuara.

Pas ndeshjes së sotme në Kupë ndaj Teutës, edhe pse pranoi se do të ishte më e thjeshtë të sigurohej ky trofe, në “Gol pas Goli” ai deklaroi se skuadra nuk do të linte luftën për titull dhe nuk do të bënte aleanca për të luajtur në favor të skuadrave të treta.

 

“Salihi e Latifi janë dy lojtarët të cilët janë dy sulmuesit tonë kryesor për sa i përket realizimit, edhe pse jo rregullisht. Kemi ndryshuar për të futur Xhejms si sulmues të dytë për të rritur manovrën tonë, për t’i dhënë thellësi sulmeve”.

“Por nëse i referohemi ndeshjes së sotme ishte një mosorganizim i mirë i sulmit që në mbrojte dhe nga qendra e mesfushës, me përjashtim të Osmanit i cili të them të drejtën ishte i vetmi që jepte pasime për Xhejms, Salihin apo krahët. Sot nuk funksionoi loja e krahut, Latifi dhe Gavazaj dhe që do t’i jepnin ndoshta me shumë frymëmarrje lojës sulmuese”