Trajneri i Shqipërisë U21: Lojtarët tanë kanë më shumë cilësi se Kosova U21

Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka publikuar listën e të ftuarve për ndeshje ndaj Kosovës U21.

Selektori i U21 të Shqipërisë, Alban Bushi nga ora 11 sot ka publikuar listën që priten të jenë në ndeshje ndaj Dardanëve, shkruan Gazeta Olle.

Risi e këtij grumbullimi është emri i Qardakut të Bylisit nga Kategoria Superiore kurse është ftuar edhe sulmuesi i rrezikshëm, Armando Broja i Chelseat.

Fotografia e FF Kosova - Fan Club

Në konferencën për shtyp trajneri i Shqipërisë U21 ka folur për sfidën ndaj dardanëve.

“Kosova ka shanse për t’u kualifikuar dhe nuk bëjnë ndryshime sa ne, që furnizmojmë A-në. Janë një hap më lartë se ne. Kanë më shumë dëshirë për të fituar dhe ne nuk e kemi. Lojtarët tanë kanë më shumë cilësi, por nuk e kemi në gjak atë dëshirë të madhe dhe pse ne i motivojmë. Tifozët gjithmonë na kanë mbështetur dhe unë pres që do të jenë shumë në numër ndaj Kosovës. Nga këto ndeshje që kemi zhvilluar, kemi gabuar vetëm në ato lënie pikësh ndaj Andorrës. Kemi marrë edhe lojtarë si Bullari dhe Broja që nuk e kanë moshën për te ne. Në futboll duhet të luftosh për 95 minuta, jo për 5 minuta, pasi ky nuk është basketboll”, ka thënë Bushi.

Shqipëri U21 – Kosova U21, zhvillohet me 15 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kujtojmë se, Kosova U21 numëron 6 pikë pas tre takimeve kurse  Shqipëria U21 ka vetëm dy pikë në pesë takime të luajtura./GazetaOlle