Trajneri i ri i futbollit kosovar akuzon Muharrem Sahitin: Njihesh vetëm për qitjen e skuadrave nga Superliga

Trajneri i ri i futbollit kosovar që merret me gjeneratat e reja, Faton Cecelia, ka akuzuar hapur ndihmësin e Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Cecelia iu është kundërpërgjigjur Sahitit për një deklaratë rreth mos-udhëtimit të Xherdan Shaqirit në Beograd, përcjellë Gazeta Olle.

IMG_6132

“Nuk mendoj se por shkaqe politike është dashur që mos të ftohet Shaqiri. Unë kam pritur që Shaqiri për shkak të karakterit që e ka, ta vendos ndeshjen në Beograd”, kishte deklaruar Sahiti.

E Cecelia ka ironizuar në rrjetet sociale, duke thënë se Sahiti ka qitur skuadra nga Superliga.

“Ti që ke qit skuadra prej Superligës po flet diçka”, ishte komenti i tij në rrjetet sociale.

Cecelia aludon se Sahiti i ka udhëhequr drejt rënies në Ligën e Parë Dritën, Gjilanin e Lepencin. /Gazeta Olle/

IMG_6133