Trajneri i Prishtinës mund ta drejtoj 2 Korrikun

Pasi qe kryetrajneri i 2 Korrikut, Armend Simnica, ditë më parë u be ndihmës-trajner te Prishtina, klubi nga ‘Arbëria’ është në kërkim te kryetrajnerit.

Sipas burimeve të Gazetës ‘Olle’ njeri nga emrat më te përfolur dhe qe gëzon simpati te 2 Korrikut është ai i Ardian Llumnicës.

Llumnica aktualisht është trajner ne akademinë e Prishtinës e qe me herët ishte edhe ndihmës-trajner te skuadra e Llapit.

Llumnica vlerësohet si trajner me perspektiv dhe vazhdimisht ka oferta nga shumë trajner te njohur te Superliges për bashkëpunim. /Gazetaolle.com