Trajneri i njohur kosovar me ide interesante: Nga viti i ardhshëm Superliga me 14 ekipe

Jemi në javën e katërt prej se sporti kosovar është pezulluar për datë të pacaktuar nga Qeveria e Kosovës, si shkak i koronavirusit.

Në këtë periudh, kur futbolli po mungon, trajneri vushtrrias Bekim Shotani ka dalë me një postim mjaft interesant, shkruan Gazeta Olle.

Shotani ka shkruar se Superliga nga edicioni i ardhshëm të bëhet me 14 skuadra.

“Kampionati 2020/21 duhet filloj nga fillimi me 14 skuadra, 12 ekipe mbesin nga Superliga dhe dy nga Liga e Parë”, ka shkruar Shotani.

Kujtojmë, këtë vit nga Superliga do të dalin katër skuadra ndërsa do të inkuadrohen vetmë dy, duke bërë që elita e futbollit kosovar të mbetet me vetëm 10 skuadra.