Trajneri i njohur, dëshira e drejtuesve të Arsenalit

Arsenali është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Unay Emeryt.

Sipas “The Sun”, në mbledhjen e fundit të mbajtur nga drejtuesit e klubit, dëshira e krerëve është trajneri argjentinas Mauricio Pochettino, transmeton KTV.

Pochettino është trajner i lirë pas largimit nga Tottenham Hotspuri.

Për 47-vjeçarin, interesim ka shprehur edhe Bayern Munichu.

Pochettino, dëshira e drejtuesve të Arsenalit