Trajneri i Nantes: Cana mund të luajë edhe më mirë

Trajneri i Nantes, Michel Der Zakarian, nuk është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjet e kapitenit të Kombëtares të Shqipërisë, Lorik Cana.

Ai e ka velrësuar lartë karakterin e Lorikut në zhveshtore, mirëpo ka pritur më shumë nga ai në fushë.

“Loriku është shembull me qëndrimin e tij në zhveshtore, mirëpo në fushë mund të bëjë edhe më shumë. Ai ka qenë i lënduar dhe kjo normalisht që e ka penguar”, ka thënë Zakarian, transmeton GazetaOlle.com.

Pas 19 xhirove të elitës së futbollit francez, Nantes është në vendin e 13-të me 24 pikë.