Trajneri i Hajvalisë ka diçka speciale për këto dy futbolliste

Kampionia e Kosovës, Hajvalia, e filloi me këmbë të mbarë edicionin e ri në konkurrencën e femrave.

Vashat e Hajvalisë si mysafir shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Mitrovicës. Kryetrajneri  i Hajvalisë, Emin Bajrami, është i kënaqur me tri pikë të importuar, por këtë fitore ia dedikon futbollistes Qëndresa Krasniqit që po e vazhdon karrierën në klubin zviceran, Yverdon.  “Fitoren speciale ia dedikoi ish kapitenes legjendare Qëndresa Krasniqit që tash është pjesë e futbollit zviceran dhe Donjeta Halillajt që fatkeqësisht në Champions League ka pësuar lëndim në gju, të cilës i dëshiroi shërim sa më të shpejtë. Falënderoi Mitrovicën për mikpritje”, tha Bajrami për “Bota sot”.