Trajneri i Finlandës: Kosova ishte e gjallë, e mbushur me energji

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Finlandës, Hans Backe e ka përgëzuar Përfaqësuesen e Kosovës për paraqitjen e sontme, në barazimin 1:1. 

“Kosova ishte mjaft e gjallë. E mbushur me energji. Ata mund të vraponin për 90 minuta. Një ekip mjaft i mirë, mjaft i rrezikshëm”, ka thënë trajneri finlandez në konferencën për media.