Trajneri i Fenerbahçes e pranon për herë të parë: Jam me origjinë nga Kosova, nga një familje emigruese

Trajneri i skuadrës turke, Fenerbahçe, Ersun Yanal, ka folur për herë të parë për rrënjët e tij shqiptare.

Në një emison në Turqi, Yanal ka treguar se vjen nga një familje shqiptare nga Kosova, shkruan GazetaOlle.

“Kam lindur në Izmir, jam fëmija i tretë i një familje emigruese. Me origjinë jam nga Kosova.

Kur përmenden karakteret shqiptare, dihet lehtë se çfarë vjen ndërmend. Jemi pak inatçorë, ambiciozë dhe kundërvihemi. Jemi tipa inatçorë që nuk dorëzohemi dhe i shkojmë gjërave deri në fund. Udhëtova njëherë në Kosovë sapo kishim dalë nga lufta dhe u ndieva vërtet keq. Kur pashë shtëpitë e shkretuara dhe të djegura, mendova: “Ky është trupi i Europës”.

Vajza ime është gjysmë shqiptare nga mua dhe jo nga nëna”, ka thënë Yanal.

Kujtojmë se pjesë e Fenerbahçes është tashmë edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Fotografia e Sport Ekspres