Trajneri i Dinamos ka nisur t’i frikësohet Skënderbeut

Trajneri i Dinamos, Zoran Mamiç, në konferencën për shtyp të së premtes është pyetur më shumë për Skënderbeun me të cilin takohet javën e ardhshme në Play Off të Ligës së Kampionëve, se san ë derbin e së shtunës me Splitin.

Edhe pse në fillim nuk ka dashur të flaës për Skënderbeun, Mamiç, në fund ka dhënë fjalë të mëdha për kampionët shqiptarë.

“Përfaqësuesja e ka bërë një punë të mirë në kualifikime dhe i gjithë futbolli shqiptar po ecën shumë shpejtë. Ata kanë një ekip cilësor, janë kampionët e vendit të tyre, prej katër vitesh, dhe ata po rriten secilin vit”, thekson Mamiçit, përcjell GazetaOlle.com.

“Disa vjet më parë ata mundën Chernomoretsin, kurse tash Milsanin të cilët janë para Sheriffit në Moldavi. Ata kanë një ekip shumë të mirë. Të mërkurën luajtën në Superkupë dhe humbën në penallti, pasi praktikisht luajtën me një ekip tjetër”, citon fjalët  e Mamiçit ‘Sportske Novosti’. /Gazeta Olle/