Trajneri i Besës: Ja si na eliminoi Vëllaznimi

Trajneri i Besës, Fisnik Gashi, ka folur pas eliminimit nga Kupa e Kosovës nga Vëllaznimi.

Ai u shpreh që tani ekipi i tij do të fokusohet vetëm në rikthimin në Superligë, përcjellë Gazeta Olle.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ndërsa penalltitë normalisht që janë fat. I humbën dy lojtarët që kanë përvojë 25-vjecare si Kasapi e Duraku”, deklaroi Gashi për “Supersport”.

“Tani do të fokusohemi në rikthimin në Superligë. Kupën e kemi fituar tri herë pasluftës”, shtoi ai.

120-minutëshi Besa-Vëllaznimi u mbyll 0:0, ndërsa në penallti fituan gjakovarët 3:2. /Gazeta Olle/