Trajneri i Anglisë jep një lajm jo të mirë për Kosovën: Ylli i skuadrës do të luajë nga fillimi

Trajneri i Anglisë e ka konfirmuar lajmin se ylli i Tottenham, Harry Kane do të jetë titullar ndaj Kosovës.

“Nuk do ta largojë atë për ndeshjen e nesërme. Po luan në nivele të larta, kështu që nuk do të ishte normale nëse nuk e fus në skuadër” ka thënë Southgate për Kane, përcjell Gazeta Olle.

Sulmuesi anglez po kalon në top-formë së fundi.

Ndërsa në ndeshje ndaj Bullgarisë shënoi het trik.

Angli – Kosovë, zhvillohet nesër nga ora 20:45.