Trajneri i Ajaxit i hedh poshtë spekulimet rreth të ardhmes

Trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag ka hedhur poshtë spekulimet se është në bisedime për të marrë detyrën te një klub tjetër.

Në Holandë është sugjeruar se agjenti i Ten Hag është kontaktuar nga dy gjigantët si Chelsea dhe Bayern Munichu për të regjistruar interesimin e tyre.

Por, trajneri insiston se nuk është duke i kushtuar vëmendje spekulimeve.

“Kam kontratë këtu, po shijoj gjithçka këtu dhe ne jemi duke punuar në të ardhmen”, ka thënë ai për De Telegraaf.

“Nuk jam duke menduar për këtë tani”, përfundon Erik ten Hag.