Trajneri gjerman Lindemann ka disa fjalë për stadiumin e Llapit

Prishtina luan nesër në Podujevë me Llapin në një ndeshje derbi.

Trajneri i Prishtinës, Lindemann, thotë se nuk është njëtë si të luash në bari natyral si në atë artificial.

“Llapi po zhvillon sezon të mirë, por e di që ndeshja që do të zhvillohet në bari artificial, i ndryshon forcat, sepse nuk është njëjtë sikurse në bari natyral”.

“Dhe, ne po ashtu udhëtojmë në këtë ndeshje pas fitore ndaj Dritës e cila zhvillon futboll të mirë dhe qëllimi ynë është që edhe nga kjo përballje tjetër e fortë të rikthehemi me tre pikë”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Lutz Lindemann.