Trajneri çon në “qiellin e shtatë” talentin shqiptar të Bundesligës

Florent Muslija është një nga lojtarët më në vëmendje të momentit, i cili luan te klubi Hanover 96 në “Bundesligën” gjermane.

Ai është vetëm 20 vjeç dhe me paraqitet që po tregon tek skuadra gjermane, ka fituar të gjithë vëmendjen e mediave.

Lojtari shqiptar është pjesë e Gjermanisë U-20, ku aty e etiketojnë edhe si motori i mesfushës së tyre. Me klubin e Hanoverit, këtë sezon ka arritur të shënojë edhe 2 gola, ku gjithashtu e cilësojnë si një gjuajtës vrastar i goditjeve të dënmimit.  Ditën e djeshme trajneri Hanover 96, Breitenreiter, flet për lojtarin me origjinë shqiptare dhe tregon se është një njeri shumë modest. Gjithashtu trajneri gjerman flet se muslija në rrugë të drejtë dhe ka potencial të japë më shumë për ekipin e Hanoverit.

“Ai vazhdon të jetë shumë modest, i mirë, i sjellshëm dhe i aftë të merret me situatën, ai është në rrugën e drejtë dhe mund të bëjë shumë ndeshje të mira për skuadrën”, u shpreh trajneri I Hanoverit.