Tragjedi në Brazil, digjet qendra stërvitore e Flamengos, 10 të vdekur

Pas lajmit të kobshëm që tronditi botën e sportit për vdekjen e sulmuesit Emiliano Sala, një tjetër lajm i keq vjen nga Brazili.

Një zjarr ka rënë në qendrën stërvitore të ekipit brazilian Flamengo dhe për pasojë, kanë mbetur të vdekur 10 persona të cilët ishin aty në ato moment.

Autoritetet i kanë marrë trupat e personave dhe i ka dërguar në morg për identifikimin e tyre, ndërkohë që dyshohet se bëhet fjalë për stafin e Flamengos, por nuk përjashtohet mundësia që mes tyre të ketë edhe fëmijë. Qendra stërvitore e inauguruar vetëm 1 vit më parë, shërbente si vendstrehim për ekipet e moshave të Flamengos, por edhe për ekipin e parë.

Mediat vendase raportojnë se në kohën që ka rënë zjarri, në qendër ndodheshin vetëm fëmijë të moshës 14-17 vjeç. Për shuarjen e flakëve, janë dashur më shumë se dy orë punë, ndërkohë që raportohet edhe për 3 persona në gjendje të rëndë dhe njëri që është në gjendje kritike për jetën. Orët në vijim, pritet që të ketë edhe të dhëna të tjera në lidhje me viktimat, raporton VipSport.al.