Tovërlani zyrtarisht te 89-shi

Trepça ’89 nuk ka vonuar dhe ashtu siç pritej ka emëruar në postin e trajnerit, Afrim Tovërlanin. Ky i fundit, rikthehet në “Riza Lushta” pas katër vitesh. Lajmi konfirmohet nga zyrtari i klubit mitrovicas, Ilir Bojku.

“Është e vërtetë se kemi arritur marrëveshje me Afrim Tovërlanin”, tha shkurt Bojku për Gazetaolle.com.

Tovërlani zëvendëson Fahredin Durakun e shkarkuar mbrëmë pas humbjes 4:2 nga Hajvalia. (Gazeta Olle)