Tovërlani që dikur e konsideronte Bunjakun përkthyes, sot e ka një kërkesë

Kosova dështoi serish në ndeshjen e gjashtë eliminatore duke u mundur 4:1 nga Turqia në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës, të dielën mbrëma.

Kosova edhe një herë nuk gjeti forcë duke ‘ngrënë’ katër gola dhe shënuar vetëm një.

Përfaqësuesja e Kosovës në këtë mënyrë vazhdon me rezultatet të dobëta në fushatën e parë eliminatore që pas pranimit në FIFA dhe UEFA.

Gjashtë ndeshje të zhvilluar, zero fitore, një barazim dhe pesë humbje, vendin e fundit në tabelë.

Këto janë të arriturat e Përfaqësueses së Kosovës në këto ndeshje.

Përkundër rezultateve, trajneri Albert Bunjaku nuk ka paralajmëruar largim.

Ndryshe, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se kontrata e Bunjakut nuk do të diskutohet deri pas përfundimit të eliminatoreve.

bunjakualbert Toverlani

Fajtori për këto rezultate të Kosovës nuk është ‘jetim’ për trajnerin e mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani.

Strategu i futbollit kosovar, Afrim Tovërlani, ka deklaruar se është koha për ndryshim.

“Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, duhet të reflektojë sepse kështu nuk shkon më. Definitivisht duhet ndryshuar diçka. Sa i përket trajnerit, unë e kam thënë atë që e kam menduar para disa viteve dhe njerëzit tashmë po i përsëritin fjalët e mia”, ka thënë ‘timonieri’ më i suksesshëm kosovar, Afrim Tovërlani.

Kunjojmë se vite më parë në gazetat e shkruar ‘Toki’ kishte thënë se Bunjaku ka punuar si përkthyes në Suedi dhe nuk e ka përvojën e duhur si trajner. /Gazetaolle.com

Toverlani albert bunjaku