Tovërlani: Peci na prishi punë, Gani Sejdiut…

‘Timonieri’ i Trepçës ’89, Afrim Tovërlani, e komentoi ndeshjen finale të ‘Digitalb’ Kupës, Trepça 89 – Feronikeli. Skuadra e tij humbi në penalti 5:4 derisa loja e rregullt përfundoi 0:0 derisa pas vazhdimeve rezultati ishte 1:1.

“Unë mendoj që ishim të barabartë. Ata i realizuan të gjitha golat nga penaltitë, ndërsa ne nga loja. Penaltitë janë fat. U treguam se jemi të barabartë me Feronikelin”, ka thënë për Gazetaolle.com, Afrim Tovërlani.

Ai ndër të tjera tha se mesfushori Ibrahim Peci, u prishi shumë plane skuadrës së tij. “Ibrahim Peci na prishin planet sepse kërkoi zëvendësim pasi kishte një lëndim. Përndryshe do ta kisha inkuadruar në lojë për penalti, portierin rezervë, Arben Beqiri”, shtoi ai.

Kujtojmë se Tovërlani dhe trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu nuk flasin që nga viti 2010. Në pyetjen se a ia ka uruar fitoren Sejdiut, Tovërlani deklaroi: “Po, po ia kam uruar”.