Tovërlani mund të gëzohet më në fund (FOTO)

Vuajtjeve të Feronikelit po iu vie fundit. Dyshja e mesfushës, Mentor Zhdrella dhe Behar Maliqi që munguan në dy duelet e fundit, në barazimin pa gola me Trepçën ’89 dhe humbjen ndaj Ferizajt, pritet të kthehen ndaj Drenicës.

Zhdrella e Maliqi që kanë qenë të lënduar, nuk i kanë ndalur për asnjë moment stërvitjet, por që nuk kanë qenë të gatshëm për lojë dhe trajneri, Afrim Toërlani i pushoi në dy duelet e fundit për të mos rrezikuar shëndetin e tyre.

maliqi

Dhe, përfundimisht nesër pritet inkuadrimi i Zhdrellës, ndersa në pikëpyetje mbetet paraqitja e Maliqit, njofton faqja zyrtare e klubit kampion, transmeton Gazeta Sheshi.

zhdrella 12

Ndërsa, Besnik Krasniqi dhe Burim Qorri vazhdojnë të mos jenë gati dhe nuk do të paraqiten nesër.