Toverlani: Llapin e mposhtëm me 70 përqind fuqisë

Kampioni Feronikeli arriti edhe një fitore tjetër në kampionat duke mposhtur Llapin 2:1.

Pas ndeshjes trajneri Afrim Toverlani, për SuperSport Kosova, tha se mse 70 përqind të fuqisë arritën ta mposhtin Llapin.
“Kemi kërkuar të jemi serioz në këtë ndeshje, nuk e lehtë të motivohen lojtarët me angazhimin që kemi bërë e dëshmuam se jemi kampion. Me 70 përqind të fuqisë e mposhtëm Llapin”, u shpreh Toverlani.