Tovërlani largohet nga ‘Nikli’ për skuadrën tjetër të Superligës? Zbulohet e vërteta

Trajneri i njohur, Afrim Tovërlani, ka mohuar zërat se është afër arritjes së marrëveshjes me klubin e Arbërisë, shkruan Gazeta Metro.

Sot gjatë ditës u raportua se Afrim Tovërlani është afër marrëveshjes me Arbërinë, skuadër e cila nga sezoni i ardhshëm do jetë pjesë e Superligës.

Gjithashtu u tha se palët kanë arritur marrëveshje për 90%, por kjo është mohuar nga Afrim Tovërlani, i cili tha se është i fokusuar vetëm te Feronikeli.

“Jo nuk ka asgjë rreth kësaj. Jam i fokusuar vetëm te Feronikeli. I kemi ndeshjet me rendësi dhe krejt çka më intereson në këto momente është Nikli” – ka thënë ‘Toki’.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)

Kujtojmë që Feronikeli renditet në pozitën e pestë me 34 pikë në Superligë, teksa është në garë edhe për Kupën e Kosovës.

Kampioni në fuqi në gjysmëfinale do të takohet me Ballkanin. Ndeshja e parë zhvillohet të mërkuren nga ora 16:00 në Suharekë.

Afrim Tovërlani.