Tovërlani komenton humbjen e dytë të kampionëve

Feronikeli përjetoi humbjen e dytë brenda një jave dhe të parën në kampionat. Ata u mposhtën në fushën e vet 2:1 nga një Besë, që luajti mirë dhe mençur.

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, tha se pas rezultatit 1:0, skuadra nuk funksionoi si duhet, sidomos reparti i mesfushës.

“Deri tek 1:0 funksionuam mirë, krijuam majft raste, luajtëm me mjaft disipline. Pas 1:0 bëmë më shumë gabime menduam se u kry loja. Besa e shfyrtëzoi mirë këtë dhe e uroj për fitoren. Mesi i fushës pas avantazhit nuk ishin aq stabil në lojë”, tha Tovërlani për SuperSport, raporton Gazeta Olle.

“Nuk besoj se motivimi po i mungon pas dy humbjeve lojtarëve. Lojtarët duhet ta dinë se pa angazhim deri në fund nuk mund ta mposhtin askënd. Ajo që na përket neve të analizojmë dhe përmirësojmë gabimet”, shtoi ai.