Toverlani e merr në dorë këtë skuadër?

Ramiz Krasniqi nuk është i vetmi kandidat për trajner të Feronikelit, pas largimit të papritur të Gani Sejdiut.

“Zëri” mëson se kandidat tjetër për ta marrë postin e trajnerit të kampionit dhe fituesit të Kupës së Kosovës është edhe trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani.

“Toki” në të kaluarën ka qenë trajner i Prishtinës, Hysit dhe Trepçës ’89, ndërsa kohëve të fundit nuk ka qenë pjesë e ndonjë skuadre.