Tovërlani ‘çartet’ me ish legjendën e Shqipërisë, e ofendon atë në…

Ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e Mërgim Mavrajt në disfatën 4-1 të Shqipërisë kundër Francës.

Pas ndeshjes ai i bëri thirrje mbrojtësit kosovar që të pensionohet nga përfaqësuesja.

“Mavraj nuk i shërben më ekipit kombëtar,nuk bën diferencën. Me gjithë respektin për karrierën e tij” deklaroi Vata.

Por kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit më të trofeshëm kosovar Afrim Tovërlani.

“U Rudi bastorja, Hysaj e kënaqi”, komenton Tovërlani në facebook.

Kujtojmë se Tovërlani ishte shkarkuar nga KF Ferizaj, për shkak të rezultateve të dobëta, ende nuk ka arritur të gjejë një skuadër të re.