Afrim Tovërlani edhe zyrtarisht është kampion me skuadrën e tij, Feronikelin.
Në këtë mënyrë, ai bëhet “timonieri” me më së shumti tituj, gjithsej katër, shkruan Gazeta Sheshi.
Natyrisht, gëzimi i tij është i madh dhe këtë nuk e ka fshehur, duke postuar edhe një foto në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Qka Puro a? Po sot baba e dhezi puron me arsye dhe pe ngoj kangen We are the CHAMPIONS te Queen-Freddie Mercury”, ka shkruar Tovërlani.
Mbase, kjo “puro” dhe kënga i dedikohet homologut të tij te Hajvalia, Ismet Munishi, i cili nuk arriti ta fitojë titullin.
Ishte pikërisht Munishi që kohë më parë kishte postuar në Facebook një foto me “puro”.