Totti gjuajti në tribunë topin e fundit, shikoni çfarë ka bërë tifozi fatlum (FOTO)

Ndeshja ndaj Genoas dje në “Olimpico” ishte e fundit e Francesco Tottit me fanellën e Romës.

Kapiteni romak në shenjë respekti dhe falënderimi ndaj tifozëve hodhi një top drejt tifozëve të cilin e nënshkroi dhe në të shkoi: “Do të më mungoni”.

Tifozi fatlum që arriti të kap këtë top në mesin e qindra tifozëve është 26-vjeçari, Thomas Lintozzi.

“Pas emocioneve të tilla, faleminderit Totti! Topi i fundit në Curva…”, ka thënë tifozi.

Vlen të theksohet se Totti u pensionua pas 24 vitesh te Roma.

E gjithë bota e futbollit përshëndeti legjendën italiane.

totti

totti