Tottenham e fiton derbin londinez, e fundos Arsenalin e shqiptarëve

Tottenhami e ka mundur Arsenalit me shifrat 1:0 në derbin londinez, transmeton GazetaOlle.com.

Tottehamit i ka mjaftuar një gol i Harry Kane në minutën e 49-të për të arritur fitore me shifrat 1:0.

Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi luajti 90-të minuta në këtë ndeshje duke u ndëshkuar edhe me kartonë të verdhë kurse Granit Xhaka e nisi ndeshjen nga fillimi për tu zëvendësuar në minutën e 86-të.

Totteham me këtë fitore ndodhet në pozitën e tretë me 52 pikë të grumbulluara kurse Arsenali ndodhet e gjashta me 45 pikë. /Gazeta Olle/